Flash

I biri në kërkim për vrasje, Mustafa Lici: Takova familjarët e viktimës, ata i dinë autorët

Lapsi.al 18 May 2021
I biri në kërkim për vrasje, Mustafa Lici: Takova familjarët

I ati i Ibrahim Licit, Mustafa Lici ka reaguar ashpër për shpalljen në kërkim të të birit si autor i dyshuar i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër.

Zbardhet ekzekutimi i Endri Mustafës/ Shpallet në kërkim Ibrahim Lici, dyshohet si autori kryesor i vrasjes 

Mustafa Lici është shprehur se nuk është e vërtetë që djali i tij ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka thënë se ka takuar familjarët e viktimës, të cilët sipas tij, e dinë kush e ka kryer krimin.

“Bashkepunetori i krimit qe eshte i mitur eshte punetor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kane thene qe te thote se krimin gjoja e kane kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojme te mbrojtur nga kamerat. Eshte skenar i pergatitur nga policia por eshte nje bllof i radhes qe do deshtoje. Me daten 17 ky drejtor policie ka hequr nga kerkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap. Ky eshte i njejti krim si tek Ferracaku dhe vellai i te miturit ka folur edhe atehere duke thene se vrasjen e kane bere Ibrahimi Lici por ne jetojme me kamera. Kjo eshte nje flluske. Keto sherbetoret punojne pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetor te Bajrave. Familja e di shume mire se kush ia ka vrare djalin dhe kush e ka nxjerr jashte me telefonate. Krimi eshte sofistikuar ne ate menyre sa jetojme ne epoken e horave dhe vagabondave ndersa kane mbeshtetjen e policise se ndryshe nuk kishin arritur deri aty." - u shpreh Lici.

Ai i mëshon faktin se familja e tyre jeton e rrethuar nga kamerat, dhe hedh akuza për autorët e vërtetë të ngjajres, për të cilët  thotë se familja e viktimës i di se kush janë.

"Ne kemi arme shume te fuqishme para policise pasi kemi kamera ku jetojme dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni per baze kete shpifje. Eshte fatkqesi qe jetojme ne epoken e krimit dhe te horave por nuk kemi çfare te bejme. Flluskat e sapunit do bien shume shpejt poshte ashtu siç kane rene te tjerat vrasje qe i kane ngarkuar. Rrjedhin keto kriminel dhe eshte e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke. Gjyshet dhe katragjyshet keto familje i kane patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata ne gjithe fenomenet. Une kam qene tek familja e viktimes per tu pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marredheniesh kane me familjen tone. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur nje te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si te ndodh”, është shprehur Mustafa Lici.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI