Flash

Foto e Loredanës që çmendi rrjetin ka një kuptim nga pas

Lapsi.al 18 May 2021
Foto e Loredanës që çmendi rrjetin ka një kuptim nga pas

Ditën e sotme rrjeti ka “zier” pas fotos së fundit që ka publikuar Loredana, ku shihet së bashku me një fëmijë në krahë, të cilën e ka bashkëngjitur me një emoji me dy fëmijë duke lënë të nënkuptohet se familja e tyre është shtuar me një anëtar të ri.

Ky postim i bëri lëmsh të gjithë, i cili më pas u publikua dhe nga Mozzik dhe pas këtij veprimi të gjithë ishin të bindur se çifti ishin bërë prindër për herë të dytë.

Por si qëndron e vërteta?

Burime pranë “Prive” kanë mësuar se këto foto janë realizuar nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti. Në qendër të këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj. Duke qenë se janë realizuar pamjet nga videoklipi, duket se publikimi i këngës është shumë afër.

Mozzik dhe Loredana janë aktualisht një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Hana, e cila ka mbushur plot 3 vite në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithashtu, Loredana e ka rritur të bijën e vetme që pas momentin që u nda nga këngëtari Mozzik. Nga postimet e muajve të fundit, u dallua qartazi që Loredana dhe Mozzik janë kthyer së bashku por që në asnjë moment ata nuk e kanë pranuar me gojën e tyre.

Çifti janë shfaqur pranë njëri – tjetrit me postimet e ndryshme nga Milano dhe Dubai, ku sigurisht nuk mungoi dhe vogëlushja tyre Hana.

Të këshilluara

Michele Morrone ironizon Belen Rodriguez

Michele Morrone nuk e mendon veten në një raport me Belen. Ai mund të kishte thënë thjesht “jo”, por zgjodhi të jepte edhe një koment që s’u pëlqye shumë nga nd...

16:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI