Flash

Flet sërish bashkëshortja e Endri Mustafës: Nuk e ka bërë as fisi Bajri

Lapsi.al 18 May 2021
Flet sërish bashkëshortja e Endri Mustafës: Nuk e ka

Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, që u gjet i vrarë ditën e djeshme në zonën e Livades, flet sërish për media, duke thënë se nuk akuzon fisin e Bajrajve për ngjarjen kriminale.

Ingrid Mustafa është shprehur se e familjen e saj e ka telefonuar fisi i Bajrajve dhe iu kanë thënë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.

Lexo më tej: Gruaja e viktimës në Shkodër kundër versionit të policisë: Autori nuk është Ibrahim Lici 

“Na kanë marrë fisi i Bajrajve dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Pra, të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë. Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë 15 vjeç, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis. Policia dhe kryeprokurori Olsian Çela ta gjejne se sa per fiset asnjeri prej tyre nuk ka lidhje me ate ngjarje”, ka deklaruar bashkëshortja e të ndjerit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI