Flash

Bilanci/ Dyfishohet numri i aksidenteve dhe i të plagosurve gjatë muajit prill

Lapsi.al 18 May 2021
Bilanci/ Dyfishohet numri i aksidenteve dhe i të plagosurve gjatë

Muaji prill i këtij viti dyfishoi numrin e aksidenteve krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Megjithëse në 2020, në këtë periudhë vendi ndodhej në karantinë totale dhe prilli ishte muaji me më tepër masa sigurie, u regjistruan 51 aksidente, e ndërsa ky vit 104. Një dyfishim vihet re edhe në numrin e të vrarëve dhe të plagosurve për këtë periudhë, nga 67, në 145 këtë vit.

Por ajo që vihet re, është se prillin e vitit të kaluar, edhe pse rrugët duhet të ishin bosh, u regjistruan 10 viktima. Nëse do të bëjmë një krahasim me prillin e këtij vitit, ka vetëm dy viktima më shumë.

Ndërsa periudha Janar Prill e këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar, ka 112 aksidente më shumë, pra një rritje me 35.6%, por pasojat e tyre do të ishin të rënda.

Të dhënat tregojnë që në katër-mujorin e parë të vitit të shkuar humbën jetën 49 persona si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa këtë vit ka 21 më shumë të vdekur në rrugët e vendit tonë, e thënë në përqindje 42.8% rritje.

Sipas përpunimit të të dhënave nga ana e INSTAT, aksidentet rrugore në 82.7% të rasteve u shkaktuan si pasojë e sjelljeve të gabuara të drejtuesve të mjeteve, e ndërsa pjesa tjetër e fajit u mbetet këmbësorëve.

Të këshilluara

Kosova merr 3150 doza të tjera Pfizer

Në kuadër të fushatës së vaksinimit anti Covid, këtë të martë në Kosovë kanë mbërritur 3510 vaksina Pfizer. Ministria e Shëndetësisë në një prononcim për med...

18:01

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI