Flash

Zëri i Amerikës: Hapja e kutive gjen parregullsi të zgjedhjeve të 25 prillit

Lapsi.al 17 May 2021
Zëri i Amerikës: Hapja e kutive gjen parregullsi të zgjedhjeve

Në Shqipëri, Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve hapi sot kutitë e materialeve zgjedhore për 24 qendra votimi në Berat. Hapja e kutive u bë pas ankimit të paraqitur nga Lëvizja socialiste për Integrim, (LSI) e cila ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të votimit në këto qendra si dhe ripërsëritjen e votimit në të gjithë Qarkun e Beratit, ku vetëm për disa dhjetra vota, ajo nuk mundi të siguronte një mandat.

Nga hapja e materialeve zgjedhore janë vënë re parregullsi të ndryshme në disa qendra votimi, si mungesa e raportit të mbylljes së pajisjes së idetifikimit elektronik, mungesa e një procesverbali për kalimin në proces votimi manual, apo diku tjetër mungesa e raportit të hapjes dhe mbylljes së pajisjes së identifikimit elektronik, si dhe një tentativë për votim të dyfishtë në një qendër votimi.

Seanca përmbyllëse për ankimimin e LSI-së pritet të zhvillohet ditën e mërkurë, kohë gjatë së cilës edhe vetë Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve do të vendosë se çfarë do të bëjë më tej dhe nëse ka hapësira për të vijuar me një hetim më të thelluar që do të mund të çonte në rinumërim të votave të 24 qendrave për të cilat ka patur ankimim.

Në mbrëmje Partia Demokratike publikoi një dokument që vetë Komisioni i Ankimimeve mori në zotërim, sipas të cilit rezulton se në Berat, nga kryqëzimi i të dhënave të votuesve, rezulton se 19 persona, kanë votuar disa herë, pjesa më e madhe të paktën dy herë, ndërsa ka mes tyre që kanë votuar dhe më shumë. Në total bëhet fjalë për 53 vota të hedhura nga 19 persona.

Më pas dhe LSI, përmes Sekretarit të Përgjithshëm Endrit Braimllari u shpreh se “vetëm në Berat u vërtetua se të paktën 19 shtetas kanë votuar 53 herë, skemë kjo e cila është përdorur në të gjitha qarqet e vendit duke manipuluar procesin e zgjedhjeve. Nga hapja e kutive, u pa qartë se ka më shumë fletë votimi sesa vetë numri i votuesve. Pra, qartazi kutitë janë mbushur duke përdorur çdo strukturë në funksion të qeverisë”. /VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI