Flash

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që mbajti për konfliktin Palestinë - Izrael

Lapsi.al 17 May 2021
Rihanna sulmohet online për qëndrimin që mbajti për

Mes shumë figurave të njohura, disa mbajtën një qëndrim lidhur me konfliktin Izrael - Palestinë, të tjerë e injoruan tërësisht si ngjarje, ndërsa Rihanna mbajti një qëndrim neutral. Kjo ishte ajo që irritoi dhe shumë njerëz në Twitter apo Instagram.

Rihanna shkroi: "Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!"

Disa prej komenteve nga njerëzit ishin:

"Jo Rihanna, pse dreqin duhet ta postoje këtë?"

Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës."

"Rihanna s'ka folur fare për publikimin e këngëve të reja. S'duhej të kishte folur as për këtë."

Të këshilluara

Del në ankand xhaketa e Janet Jackson

Së fundmi xhaketa e stilit ushtarak, e veshur nga këngëtarja Janet Jackson gjatë turneut Rhythm Nation 1990, u shit në ankand në Beverly Hills Xhaketa e cila...

15:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI