Flash

Nick Jonas dërgohet në spital, dëmtohet gjatë xhirimeve

Lapsi.al 17 May 2021
Nick Jonas dërgohet në spital, dëmtohet gjatë xhirimeve

Nick Jonas ka përfunduar në spital mbrëmjen e ditës së shtunë, për shkak se është lënduar teksa ishte duke xhiruar një spektakël të ri. Sipas “TMZ”, Nick ishte duke xhiruar kur diçka e papritur ndodhi, por që ishte shumë serioze, pasi Nick është transportuar menjëherë me ambulancë për në spital. Burimet nuk kanë bërë ende të ditur se për çfarë incidenti bëhet fjalë dhe si ka ndodhur gjithçka.

Megjithatë është bërë me dije se gjendja shëndetësore e këngëtarit dhe aktorit të njohur është e mirë. Burimet kanë treguar mbrëmjen e së dielës se Nick është kthyer sërish në shtëpi dhe do të shfaqet ditën e sotme në spektaklin “The Voice”, ashtu siç ishte planifikuar.

Ka diçka shumë të fshehtë për incidentin në të cilin u përfshi Nick. Askush pranë tij nuk ka preferuar të japë detaje, duke u përpjekur që ta mbajnë sekret projektin në të cilin po punon Nick. Ende nuk është e qartë sepse të gjithë tregohen kaq të misterioz dhe nuk zbulojnë asgjë.

Kujtojmë se prej gati 3 vitesh Ncik Jonas është i martuar me aktoren simpatike Priyanka Chorpa. Dasma e tyre e organizuar në fund të vitit 2018-të bëri bujë të madhe dhe u kthye në kryefjalën e të gjitha mediave. Dasma me motive popullore nga të dyja kulturat e çiftit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe vazhdon të cilësohet si një nga më të bukurat e më luksozet në botën e shoëbiz-it.

Të këshilluara

Del në ankand xhaketa e Janet Jackson

Së fundmi xhaketa e stilit ushtarak, e veshur nga këngëtarja Janet Jackson gjatë turneut Rhythm Nation 1990, u shit në ankand në Beverly Hills Xhaketa e cila...

15:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI