Flash

Michael Costello i tronditur nga Miss Universe për këtë aryse

Lapsi.al 17 May 2021
Michael Costello i tronditur nga Miss Universe për këtë aryse

Stilisti i njohur Michael Costello ka reaguar me një status ndërsa shikonte Miss Universe dhe vuri re mungesën e diversitetit në shfaqjen e famshme të bukurisë. Ai theksoi se në konkurs nuk ka asnjë përfaqësim të grave të kolme dhe shtoi se kjo është shqetësuese në një kohë kur bukuria është pranuar në të gjitha madhësitë.

“Jam i tronditur dhe me të vërtetë pa fjalë, sepse aktualisht jam duke parë Miss Universe dhe jam shtangur teksa shoh se nuk ka absolutisht asnjë përfaqësim të grave të kolme. Kanë kaluar mbi 30 vjet dhe një grua e kolme ende nuk është zgjedhur në top 3, top 5, top 10 më të mirat, apo as ndër 20 finalistet më të mira. Sidomos gjatë këtyre kohërave kur bukuria, më në fund, është pranuar në të gjitha madhësitë!

Faqja ime vazhdimisht është kritikuar nga haters, sepse mbështet gratë e të gjitha formave dhe madhësive, nga të gjitha sferat e jetës, por mendoj se është koha që të shohim përfaqësimin e grave nga këto konkurse. Mesazhi im nuk po diskrediton asnjë nga gratë pjesëmarrëse këtë vit. Është mirë që të gjitha gratë janë duke përdorur zërin dhe platformat e tyre për të rritur ndërgjegjësimin për të gjitha llojet e kauzave. Unë i duartrokas të gjitha finalistet dhe gratë këtë sezon.

Në asnjë mënyrë nuk po përpiqem të anuloj Miss Universe, por me të vërtetë, kur do të ndryshojnë rregullat e Miss Universe? Kur do të shohim madhësitë 08/10/12/14/16/18/20/22/24 të përfaqësuara? Ne shohim 74 përfaqësuese që janë mahnitëse me elegancë dhe inteligjencë, secila mbështet kauza të mrekullueshme, por ku dhe kur do ta shohim me të vërtetë ndryshimin që kaq shumë gra po presin?

Ju lutem mos u përpiqni të më drejtoheni në komente duke thënë që nuk e keni parë këtë gjë në faqen apo pasarelat e mia, sepse të gjithë e dimë që diversiteti festohet në çdo shfaqje dhe postim të Michael Costello-s”, -shkroi ai përkrah fotos së tri bukurosheve finaliste.

Miss Universe 2021 u mbajt mbrëmjen e kaluar dhe kurorën e rrëmbeu meksikania Andrea Meza.

Të këshilluara

Del në ankand xhaketa e Janet Jackson

Së fundmi xhaketa e stilit ushtarak, e veshur nga këngëtarja Janet Jackson gjatë turneut Rhythm Nation 1990, u shit në ankand në Beverly Hills Xhaketa e cila...

15:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI