Flash

Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, arrestohen 7 persona

Lapsi.al 17 May 2021
Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, arrestohen 7 persona

Autoritetet e prokurorisë së Kosovës dhe SPAK në Shqipëri në një konferencë për mediat në Prishtinë lidhur me kapjen e 400 kg kokainë tha se deti tani janë arrestuar 7 persona , shtetas të Kosovës dhe janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Autoritete thanë se ato janë identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tyre.

“Janë arrestuar 7 persona te Kosovës, në kërkim te disa personave të tjerë të identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. Substanca narkotike është gjetur në një vend në Lipjan, bastisje të tjera janë bërë edhe në vend të tjera! Mund të ketë lidhje edhe me organizata ndërkombëtarë, është fjala për 7 shtetas të arrestuar të Republikës së Kosovës, operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë ndryshime. Në lokacione është bastisur me qëllim gjetjen e substancës narkotike. Janë 7 shtetas kosovar që janë arrestuar. Operacioni është në vazhdim nuk nënkupton që do të ketë të tjerë”, - thanë autoritetet e Kosovës.

Ditën e sotme janë kapur në një kamion me pula në Lipjan të Kosovës me 400 kg kokainë e fshehur në 20 arka.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI