Flash

Zbulohen fjalët e Bashës në kryesinë e PD dhe ftesa për kritikët brenda partisë

Lapsi.al 16 May 2021
Zbulohen fjalët e Bashës në kryesinë e PD dhe ftesa për

Dalin detaje të reja nga mbledhja e kryesisë së PD-së ku po bëhet një analizë për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari Lulzim Basha u ka kthyer përgjigje kritikëve brenda partisë se ai nuk ka lejuar që PD të bashkëpunojë me bandat. Ai kërkoi që të vijohet rruga që është nisur edhe pse të zemëruar për masakrën zgjedhore të 25 prillit, por shton se demokratët janë gati që zemërimin ta kthejnë në energji për të luftuar dhe fituar betejën.

“Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar.

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë” – mësohet të jetë thënë Basha.

Më herët anëtari Fatbardh Kadilli kishte kërkuar largimin e Bashës për humbjen e zgjedhjeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI