Zbulohen detaje nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që është mbledhur rreth orës 17 të së dielës me dyer të mbyllura. I pari mësohet të ketë folur kryetari Lulzim Basha i cili ka thënë se në këtë parti ka vend për të gjithë, por theksoi se nuk mund të ketë vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve.
“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin.
Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.
Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalcifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore”, - mësohet të ketë thënë tha kreu i selisë blu.
Basha tha se është shënjestra e një fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe, por tha se beson se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo për një hajdut tjetër të madh.
“E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe.
Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër më të madh, apo një ortak me të zotë të bandave dhe mafias”, - ka thënë kryedemokrati në fjalën e tij.
Por më pas nuk kanë munguar edhe replikat me disa nga anëtarët. Kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Basha.
"Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojne humbjen; per nje pjese te problemeve je vet pergjegjes. Per nje pjese tjeter, ke qene i pazoti ti ndalosh.Lufta per voten behet brenda sistemit; Kjo lufte do vazhdoje sa here te kete zgjedhje; Ne luften per voten ke pasur me shume sukses brenda sistemit se sa jashte sistemit – pervojat: ‘15 me mire se ‘21, dhe keto dukshem me mire se ‘17, apo dhe me keq, nga ‘19..
Je humbes i perseritur prej defekteve personale; Humbja eshte e jotja- pergjegjesia jotja. Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje. Nuk dhe shprese; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kane dale me shume parti nga PD ne vitet qe drejton ti se ne 20 vjetet para teje. Drejtove cdo gje vetem dhe pa forume, pa perfshire askend.
E ndertove opoziten me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes; Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte; Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nese une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes” - mësohet ti ketë dhënë Kadilli-Bashës. ©LAPSI.al