Flash

Të moshuarit presin 2 orë në shesh/ Mbarojnë vaksinat kineze të dozës së dytë

Lapsi.al 16 May 2021
Të moshuarit presin 2 orë në shesh/ Mbarojnë vaksinat kineze

Mungesa e furnizimit me dozat e nevojshme u bë shkak për ndërprerjen e vaksinimit të të moshuarve në sheshin Skënderbej në tiranë. Shumë prej tyre pasi pritën për disa orë mëngjesin e të dielës, kur kishin edhe afatin për të marrë dozën e dytë të Coronavax, u larguan pasi personeli mjekësor u tha se vaksina kineze kishte mbaruar. Por anomalia u zgjidh dy orë më vonë duke rinisur procesin pas furnizimit me vaksina për personat që ishin ende në pritje.

“Ikni në Ministri tani, pse s’ka doza. Ai tjetri ka ardhur nga ana e anës për të bërë vaksinën të dali një i Ministrisë dhe të thotë të saktësojë punën. Ça është ky muhabet, një njoftim i thjesht nga Ministria apo nga kushdo tjetër që nuk bëhet vaksina e dytë dhe nuk vijnë njerëzit. Me shëndetin e popullit këta nuk mund të luajnë" - tha nje i moshuar.

Ky është i gjithë irritimi dhe revolta e të moshuarve që nuk arritën të merrnin dozën e dytë të vaksinës kineze paraditen e të dielës.

Në tendat e ngritura në sheshin Skëndërbej proçesi u ndërpre nga ora 10 e mëngjesit –në orën 12.00, pasi qendra nuk kishte më gjendje të vaksinave kineze Coronavac. Qytetarët ishin të paqartë e të painformuar, madje disa prej tyre kishin shkuar edhe tek qendra e vaksinimit tek stadium kombëtar.

‘Askush nuk na informon,kur do vijnë dozat tjera, kërkojmë sqarim"

Të lidhur nga pritja por edhe për shkak të mungesës së informacionit, shumë të moshuar u larguan pa marrë dozën e dytë edhe pse të dielën ishte afati. Ndërkohë pas 2 orë ndërprerjeje dozat e vaksinës kineze erdhën e procesi vijoi normalisht. /RTV ORA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI