Flash

Rrëfimi i policit që u kap me 1 kg kokainë: Mora në makinë një person që po bënte autostop

Lapsi.al 16 May 2021
Rrëfimi i policit që u kap me 1 kg kokainë: Mora në

“Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh”.

Ky është rrëfimi i oficerit të Reneas Xhuljo Lici përpara policisë menjëherë sapo atij ju hodhën prangat mbas zbulimit të mbi 1 kilogramë kokainë. Për këtë operacion të koduar “Baroni” u prangosën edhe Ded Nimani, me precedent të mëparshëm në fushën e drogës dhe Luan Gaçi. 

Për të tre të arrestuarit prokuroria ka kërkuar arrest me burg në gjykatë dhe se masa do të shqyrtohet të hënën. Në dosjen që TCH disponon thuhet se vëzhgimi nisi pas një informacioni të sigurt që vuri në dijeni antidrogën se disa shtetas do blinin ne sasi prej 1 kg apo 2 kg kokainë për ta shpërndarë me pakicë në Tiranë. Akuza i thotë gjykatës se më pas policia i mori nën vëzhgim të dyshuarit Gaci dhe Nimani, të cilët shfaqen në zonën e Plepave teksa bisedojnë me njeri tjetrin.

Hetimi zbuloi se më pas Luan Gaci hipën në një makinë me targat AA 463 TO, kurse Ded Nimani niset në drejtim të Kavajës në këmbë. Një orë e 30 minuta më vonë thuhet në dosje një automjet i dytë afrohet pranë mjetit që drejtonte Gaci. Në këtë makinë si pasagjer ishte Nimani dhe si shofer i një drejtues i panjohur i cili më pas u identifikua si oficeri i RENEA-s.

Të tre ata kanë dalë nga makinat përkatëse këmbëngul prokuroria dhe personi i panjohur që është oficeri i RENEA-s nxjerr pakon dhe pikërisht këtu kanë ndërhyrë grupet e vëzhgimit. Burimet shtojnë se Nimani , i cili ishte si pasagjer në makinën e oficerit të policisë nuk ka pranuar të flasë. I treti Luan Gaci këmbëngul se i ka shërbyer si taksi Nimanit dhe se të njëjtën gjë po bënte dhe atë ditë dhe se nuk ka asnjë lidhje me shitblerjen e kokainës. /TCH

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI