Flash

Nis mbledhja e kryesisë së PD, Kadilli: Do kërkoj dorëheqjen e Bashës

Lapsi.al 16 May 2021
Nis mbledhja e kryesisë së PD, Kadilli: Do kërkoj dorëheqjen

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në selinë e PD-së, aty ku do të zhvillohet një mbledhje me të gjithë antarët. Për mediat ai u shpreh se dhe sot do të kërkojë dorëheqjen e Bashës pasi sipas tij nuk është më një zgjidhje për PD-në.

“Jam sot për ti kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, - u shpreh Kadilli.

Mbledhja e sotme pritet që të shoqërohet me debate brenda anëtarëve të bluve, pasi kjo është edhe përballja e parë e kryedemokratit Basha me kritikët e tij në PD, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Paraprakisht është bërë me dije se në mbledhjen e Kryesisë, Basha do të analizojë bashkë me të tjerët, zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultatet e dala në çdo qark. Kryedemokrati Basha do të bëjë publike në mënyrë zyrtare qëndrimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 25 orillit, të cilin tashmë e ka kontestuar në 9 qarqe, ku kërkon rivotim. 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI