Flash

Tiranë, aksident te "Vasil Shanto", dy të plagosur

Lapsi.al 15 May 2021
Tiranë, aksident te "Vasil Shanto", dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë.

Sipas policisë, një drejtuese mjeti ka dalë nga rruga e ka përfunduar në korsinë e stacionit të autobusit, ku ka lënduar dy këmbësorë.

Këmbësorët janë dërguar në spital, e janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me 1.2 kg kokainë

Policia italiane në Spoleto ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me sasinë prej 1.2 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari është një...

21:02

Stuhi në Greqi, përmbytje në disa zona

Një stuhi e fortë, e shoqëruar me breshër ka goditur Argostolin dhe zonën e Kafolinias gjatë ditës së sotme. Një avion i Sky Express që duhet të ulej në ishu...

18:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI