Flash

TikTok/ Filtri i përmbysur po dëmton shëndetin e të rinjve

Lapsi.al 15 May 2021
TikTok/ Filtri i përmbysur po dëmton shëndetin e të rinjve

Tani për tani në TikTok, njerëzit nuk janë fiksuar një produkti të ri kozmetik, një kërcimi, truku bukurie, apo një sfide, ata janë fiksuar pas analizimit të "papërsosmërisë" së fytyrave të tyre. E gjithë kjo falë një filtri viral.

Filtri që tregon reflektimin tuaj të pasqyruar - ose më qartë tregon si ju dukeni te njerëzit e tjerë - tani ka mbi 316 milionë shikime në hashtag dhe mijëra video nga përdoruesit që e provojnë atë. Disa njerëz befasohen nga simetria e fytyrës së tyre, ndërsa të tjerët tronditen nga sa e ndryshme është pamja e tyre kur vendosin dhe heqin filtrin.

"Kam qarë në shtratin tim për orë të tëra pasi kam përdorur këtë filtër," shkroi një përdoruese. Një tjetër tha: "Tani e di pse askush nuk mendon se jam e bukur".

Edhe pse mjekët pretendojnë se është gati e pamundur të kesh simetri të përsosur të fytyrës, filtri i përmbysur (inverted filter) në TikTok duket se po dëmton vetëbesimin e njerëzve dhe shëndetin e tyre mendor.

Më poshtë disa ekspertë tregojnë pse ndodh kjo.

Si funksionon filtri i përmbysur

Ndërsa filtri i përmbysur nuk e ndryshon pamjen tuaj në asnjë mënyrë, ai po luan me perceptimin tuaj për veten, thjesht duke jua treguar atë në një mënyrë që zakonisht nuk mund ta shihni.

"Ajo që të gjithë të tjerët shohin kur të shikojnë, është e kundërta e asaj që sheh të pasqyruar në pasqyrë," tha për POPSUGAR Azza Halim, një anesteziolog dhe estetist i certifikuar nga Florida. "Kur shikoni veten në një pasqyrë, ju shihni një 'imazh të pasqyruar', kështu që në sytë tuaj kjo është pamja normale që prisni të shohin të tjerët".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI