Flash

Nesër mbyllet tuneli i Kërrabës në njërën anë, zbuloni arsyen

Lapsi.al 15 May 2021
Nesër mbyllet tuneli i Kërrabës në njërën

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nda dita e nesërme njëri tub i tunelit të Kërrabës do të mbyllet për mjetet dhe do të bëhet kalimi i tyre vetëm në njërin prej tyre.

ARRSH njoftoi se mbyllja e tij do të bëhet për larjen e tyre dhe ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore. Drejtuesve të mjeteve u kërkohet që të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit, për orientimin në lidhje me situatën.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të bëhet larja e mureve të Tunelit të Kërrabës.

Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.

Ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).

Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit.

#ARRSH #MIE

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI