Flash

Sharon Stone rrëfen momentin kur desh ndërroi jetë

Lapsi.al 14 May 2021
Sharon Stone rrëfen momentin kur desh ndërroi jetë

Aktorja Sharon Stone ka folur për herë të parë për momentin kur për pak desh ndërroi jetë.

Teksa ishte e ftuar në emisionin  “The Late Show”, Sharon tregoi për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001.Ajo tha se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara dhe qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital.“Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence, e cila nuk është kurrë diçka e mirë.Sepse askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’, sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, u shpreh aktorja.Më pas Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru.“Sapo u nisëm për tek spitali tjetër, unë u ‘zhduka’. Pashë diçka si një tunel në fund të të cilit kishte dritë. Në fund të tij ishin shumë njerëz me të cilët kam qenë e afërt ose që kanë qenë kujdestarët e mi derisa vdiqën.M’u duk sikur po më tregonin ‘kjo është e mrekullueshme, kjo është okay’ dhe unë mendova ‘do të jem me ju të gjithë atje”.

Të këshilluara

Harry kujton takimin e parë me Meghan

Gjatë një podcasti me Dax Shepard Armchair Expert, Princi Harry foli hapur për disa çështje të rëndësishme të shëndetit të tij mendor. Mes të tjerash, ai rrëfeu...

12:31

Bill Gates: Martesa me Melindën pa dashuri

Para se të bëhej publik lajmi për divorcin e Bill Gates nga bashkëshortja, Melinda, ai u kishte treguar miqve të tij të golfit për problemet e marrëdhënies në ç...

11:57

Për çfarë po akuzohet Kiara Tito

Kiara Tito u rikthye disa javë më parë sërish në ekran me një emision tërësisht të ri. Programi mban titullin “Style Star” dhe i dedikohet tërësisht modës. Pava...

11:27

Princ Charles flet për humbjen e të atit

Princ Charles ka folur së fundmi rreth vdekjes së babait të tij, Princ Philip. Teksa ishte duke dhënë një mesazh drejtuar komunitetit mysliman në prag të fin...

14:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI