Flash

Detaje të reja/ Polici i RENEA u arrestua kur po shkëmbente kokainën (FOTO)

Lapsi.al 14 May 2021
Detaje të reja/ Polici i RENEA u arrestua kur po shkëmbente

Zbulohen detaje të reja nga operacioni i arrestimit të efektivit të RENEA-s Xhulio Liçi ditën e sotme së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij me mbi 1 kg kokainë.

Pas mbajtjes nën mbikëqyrje për disa kohë, rreth orës e 11:12 minuta të së premtes në aksin Tiranë - Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, policia ka vënë re se u parkua automjetin Benz me targa AA 463 TO që drejtohej nga Luan Gaçi.

Në atë vend është afruar një automjet tjetër po Benz me targa AB 892 BZ ku ndodheshin Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Ninami.

Këta dy të fundit kanë dalë nga automjeti dhe kanë shkuar tek bagazhi i makinës së tyre. Në atë moment është bashkuar edhe Luan Gaçi.

Pasi hap bagazhin Xhulio Liçi nxori një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmasë transparent. Brenda saj kishte 1.088 kg kokainë.

Në këtë moment është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe Liçi e ka hedhur pakon në tokë. Pakoja me droge kishte mbishkrimin “Baron” për këtë arsye operacioni i policisë u kodua me këtë emër. ©LAPSI.al

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-14-at-20.33.21.mp4"][/video]

Të këshilluara

Aksidentohet një 11-vjeçar në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në Elbasan mesditën e sotme. Raportohet se një motor ka përplasur një fëmijë në fshatin Labinot mal. I mituri po transportohet drejt ...

14:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI