Flash

Aksidentoi për vdekje “Xubin” e Yzberishtit, Gjykata cakton arrest shtëpie për drejtuesen e makinës

Lapsi.al 14 May 2021
Aksidentoi për vdekje “Xubin” e Yzberishtit, Gjykata cakton

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë, "Arrest shtëpie" për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si "Xubi" i Yzberishtit.

Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar.

[video width="334" height="188" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-12-at-18.57.07.mp4"][/video]

(Video e aksidentit) 

Avdillari gjeti vdekjen e menjëhershme në aksidentin e trefishtë ndërkohë që Mulleti ndodhet në spital në gjendje jo të mirë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ankela Mulleti ka dy fëmijë të mitur, ndërkohë që mësohet nga Prokuroria se Avdillari me motorin e tij ishte duke ecur me një shpejtësi prej 180 km/h. Po ashtu Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për Ankela Mulletin, masën që vendosi edhe Gjykata.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI