Flash

Vetëvendosja zbulon një tjetër mënyrë manipulimi të votave më 25 prill (FOTO)

Lapsi.al 14 May 2021
Vetëvendosja zbulon një tjetër mënyrë manipulimi

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka bërë një denoncim lidhur me numërimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Skema që denoncojnë, përfshin numërues që kapin fletën duke mbuluar katrorin ku duket emri i kandidatit të pavarur që i përket Vetëvendosjes. Në këtë mënyrë nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.

"Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare." - thuhet mes të tjerash në denoncimin e Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Shqipëri. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Greqia hap kufirin me Maqedoninë

Greqia vendos rihapjen e pikës kufitare me Maqedoninë. Nga nesër pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kryem...

19:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI