Flash

Tentoi të vetëdigjet në sheshin “Skënderbej”, policia reagon për ngjarjen

Lapsi.al 13 May 2021
Tentoi të vetëdigjet në sheshin “Skënderbej”,

Policia jep detaje për incidentin e ndodhur sot në sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë, ku një person u lye me benzinë dhe tentoi ti vinte flakën vetes teksa bërtiste "S'ka zot". 

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajrami, 40-vjeçari tentoi të vetëdigjet me benzinë 

"Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." - thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të gjenerojnë reshje t...

06:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI