Flash

Teksa Liam është gati drejt altarit, Miley gjen rastin për një dedikim dashurie

Lapsi.al 13 May 2021
Teksa Liam është gati drejt altarit, Miley gjen rastin për

4 vite më parë, Miley Cyrus publikoi këngën “Malibu”, që ishte në dedikim për ish-n e saj, Liam Hemsworth, me të cilin asokohe ajo sapo ishte pajtuar. Në atë periudhë, Miley ishte zhvendosur për të jetuar në Malibu me Liam në një shtëpi të përbashkët. Brenda shtëpisë ajo krijoi një studio muzikore, ku u regjistrua edhe kjo këngë.

Me rastin e 4 vjetorit të këngës, Miley ka kujtuar Liam-in dhe gjithë kujtimet që i ka lënë ky projekt që është punuar plot dashuri. Këngëtarja e ka pranuar se asokohe Liam ka qenë dashuria e saj më e madhe dhe se në fakt këto ndjenja ishin reciproke.

“Sot është përvjetori i 4-t i Malibu. Një këngë për një vend dhe një njeri që asokohe i kam dashur shumë…Ajo dashuri ishte reciproke dhe shkonte përtej asaj çfarë unë mund të përshkruaj këtu me lirinë time. E humba atë shtëpi bashkë me shumë të tjera në 2018-ën”, ka shkruar Miley në një postim ku ka publikuar dhe një video nga studioja.

Në vitin 2018-të, Miley Cyrus humbi shtëpinë që kishte me Liam në Kaliforni për shkak të një zjarri, që dogji shumë shtëpi të tjera. Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, Miley dhe Liam u martuan, por gjithçka zgjati shumë pak dhe në janar të 2020-s ata finalizuan dirvorcin.

Ndërkohë së fundmi është përfolur se Liam është gati të shkojë drejt altarit me modelen Gabriella Brooks, me të cilën nisi një lidhje në dhjetor të 2019-s pak muaj pas ndarjes nga Cyrus.

“Liam dhe Gabriella kanë nisur të kenë një marrëdhënie më serioze. Ata nuk janë gati që ta bëjnë të ditur për publikun, por miqtë e tyre dhe familja e dinë se sa të afërt janë ata dhe sa afër mund të jetë fejesa”, tha një burim, duke shtuar se 31-vjeçari e ka pasur shumë të vështirë që të harronte ndarjen nga Miley Cyrus.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI