Flash

Rrjeti kritikon yllin e filmit “365 Days” pas komenteve të pakëndshme për Belen Rodriguez

Lapsi.al 13 May 2021
Rrjeti kritikon yllin e filmit “365 Days” pas komenteve të

Një fjali aspak e këndshme për Belen Rodriguez nga ana e aktorit të famshëm të 365 Days dhe një tjetër polemikë. Michele Morrone u përball me shumë kritika për shkak të disa komenteve të pakëndshme ndaj showgirl-it argjentinas.

Rikujtojmë se pas ndarjes nga Stefano De Martino, Rodriguez po përjeton një periudhë të lumtur me partnerin e saj të ri, Antonino Spinalbese. Të dy mezi presin të mbajnë në krahë vajzën e tyre Luna Marie, e cila do të vijë në jetë së shpejti. Por para se të fillonte historinë e dashurisë me Spinalbese-n, Belen kishte qenë protagoniste e disa thashethemeve dhe flitej për një flirt të pretenduar, të mohuar më vonë, me Michele Morrone-n.

Ylli i 365 Days në atë kohë nuk preferoi t’i mohonte thashethemet dhe ndoshta emrat e të dyve nuk do të ishin përfolur nëse Morrone do të kishte reaguar në kohë. Së fundmi, gjatë një live në mediat sociale, Michele iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen.

"Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…" -përfundoi ai, duke e nënçmuar Rodriguez-in, duke e zvogëluar atë në imazhin e një gruaje që s’ka asgjë veç bukurisë.

Shumë ndjekës i kanë kritikuar fjalët e Morrone-s, duke i dalë në mbrojtje Rodriguez. Disa thonë se Morrone duhet të ketë më shumë respekt për gjininë femërore, ndërsa të tjerë thonë se fjalët e tij vijnë pasi nuk arriti të kishte asgjë me Belen. Pak a shumë si fabula e dhelprës me rrushin.

Të këshilluara

Princ Charles flet për humbjen e të atit

Princ Charles ka folur së fundmi rreth vdekjes së babait të tij, Princ Philip. Teksa ishte duke dhënë një mesazh drejtuar komunitetit mysliman në prag të fin...

14:25

Ndërron jetë Norman Lloyd

Aktori Norman Lloyd, ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga djali i Lloyd i cili tregoi se i ati vdiq të martën në shtëpinë e tij në l...

13:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI