Flash

Një pikë gjaku e Meghan Fox në qafën e Gun Kelly

Lapsi.al 13 May 2021
Një pikë gjaku e Meghan Fox në qafën e Gun Kelly

Këngëtari Machine Gun Kelly dhe aktorja Megan Fox u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko.

Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.

Madje, ata u shfaqën bashkë në publik për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Aëards” , ku morën goxha vëmendje.

Gun Kelly mban një gjerdan me një varëse që përmban një pikë gjaku të së dashurës së tij, Megan. Së fundmi, gjatë një paraqitjeje në “Ellen DeGeneres Show”, ai zbuloi për të gjithë publikun arsyen pse mban gjakun e aktores rreth qafës.

Ai ka treguar se këtë vendim e mori në fillim të marrëdhënies së tyre, kur Megan po largohej nga qyteti për shkak të punës së saj.

“Unë atëherë nuk kisha pasaportë, dhe ajo po udhëtonte për në Bullgari, kështu që unë u panikosa sepse nuk mund ta vizitoja. Disa njerëz, për shembull, i japin një shami partnerit të tyre ose çfarëdo… Ajo më dha ADN-në e saj,” shtoi Kelly, i cila tani mban varësen me vete kudo që të shkojë.

Kujtojmë se para disa muajsh, Gun Kelly, e bëri të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi.

“Unë mbaj gjakun tënd rreth qafës sime“, shkroi ai.

Të këshilluara

Ndërron jetë Norman Lloyd

Aktori Norman Lloyd, ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga djali i Lloyd i cili tregoi se i ati vdiq të martën në shtëpinë e tij në l...

13:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI