Flash

Incidenti te sheshi “Skënderbej”, reagon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Lapsi.al 13 May 2021
Incidenti te sheshi “Skënderbej”, reagon Komuniteti Mysliman i

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon pas incidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

Një prej përfaqësuesve të KMSH e cilëson këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, - u shpreh ai.

Një person u fut mes besimtarëve në shesh, nën thirrjet “S’ka Zot” dhe tentoi të vetëdigjet me benzinë. Ai fillimisht u neutralizua nga besimtarët e pranishëm, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat nga forcat e policisë.

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajrami, 40-vjeçari tentoi të vetëdigjet me benzinë 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të gjenerojnë reshje t...

06:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI