Flash

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët serbë të luftës

Lapsi.al 12 May 2021
Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët

Parlamenti i Republika Sërpskës në Bosnje e Hercegovinë e refuzoi kërkesën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko, për të revokuar dekoratat për kriminelët e dënuar të luftës.

Ligjvënësit e Asamblesë Kombëtare votuan në mbështetje të konkluzioneve që refuzojnë kërkesën e Inzkos.

Dy parti opozitare abstenuan nga votimi.

Në reagimin e tij të parë, Inzko e quajti “frikacak” udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, dhe tha se do ta njoftojë Bashkimin Evropian për vendimin e ligjvënësve.

Në shkurt, Inzko i dërgoi një letër Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpskës, duke i kërkuar anulimin brenda tre muajsh të dekorimeve të lëshuara për njerëzit e dënuar për krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

Ata që u dekoruan, përfshijnë Radovan Karaxhiqin, Momçillo Krajishnikun dhe Bilana Pllavshiqin, veprimet e të cilëve “tronditën botën... dhe shkaktuan vuajtje të paimagjinueshme njerëzore", shkroi Inzko.

Dodik është anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Shumica qeverisëse në Parlament drejtohet nga Aleanca e tij e Social-Demokratëve të Pavarur, SNSD.

Më shumë se 100,000 njerëz u vranë në luftën në Bosnje, e cila përfundoi me një marrëveshje paqeje, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në vitin 1995.

Me këtë marrëveshje, Bosnja u nda në dy njësi: Federata Myslimane dhe Kroate dhe Republika Sërpska.

Karaxhiq, Krajishnik dhe Pllavshiq u dënuan për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë. /REL/

 

Të këshilluara

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen o...

19:00

Aksident në Golem, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ku janë përfshirë tri automjete. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale...

18:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI