Flash

Pandemia, Rama premton ndihmë të posaçme nga shteti deri në moshën 18 vjeç për fëmijët e bluzave të bardha të rëna në krye të detyrës

Lapsi.al 12 May 2021
Pandemia, Rama premton ndihmë të posaçme nga shteti deri

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, ku e pranishme është edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri KIm tha se në mandatin e tretë dot t’ i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve. Ai theksoi se për ta do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti deri kur të mbushin moshën 18 vjeç.

” I jam shumë mirënjohës urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje ato që nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju përcjell juve shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes, sepse ju e dini që cilido prej jush. Një falënderim shumë të madh për të gjithë ju dhe kolegët që nuk janë këtu sot me ne për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, duke parë fotografitë e kolegëve dhe kolegeve që humbën jetën në këtë përpjekje më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim që e kam marrë që përpara ditës së zgjedhjeve që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ia kujtojmë atyre që quajmë me plot gojës fëmijë të Republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme”, tha Rama.

Të këshilluara

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen o...

19:00

Aksident në Golem, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ku janë përfshirë tri automjete. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale...

18:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI