Flash

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Lapsi.al 12 May 2021
Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen ose karantinohen, vetëm nëse vijnë nga zona me rrezik të lartë.

Sipas vendimit të qeverisë, njerëzit e pa vaksinuar do të largohen nga karantina nëse testi tregon se ata janë negativë.

Rregulla të reja po futen për të lehtësuar udhëtimet gjatë verës, veçanërisht për familjet ku prindërit janë vaksinuar dhe fëmijët jo.

Rregullat zbatohen vetëm për ata që kanë marrë vaksina të miratuara në Bashkimin Evropian.

Gjermania deri më tani ka regjistruar 3.56 milionë raste me koronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 85,385 persona.

Të këshilluara

Aksident në Golem, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ku janë përfshirë tri automjete. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale...

18:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI