Flash

Vetëvendosje nxjerr pamjet, shihni se si numëruesi nxjerr qëllimisht vota të pavlefshme me laps në dorë (VIDEO)

Lapsi.al 11 May 2021
Vetëvendosje nxjerr pamjet, shihni se si numëruesi nxjerr

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka publikuar një video që tregon se si gjatë numërimit të votave, një prej numëruesve përmes një lapsi të vogël që mbante në dorë zhgaravit fletët e votimit me qëllim që ato të llogariten më pas si të pavlefshme.

"Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave Duke fshehur edhe dorën edhe lapsin, çfarë shenjash po vendos ky anëtar i Grupit Numërues nëpër fletë votime gjatë procesit të numërimit? Shikoni në të majtë anëtarin e Grupit të Numërimit në Vendin e Numërimit të Votave në datën 26 prill 2021. Pamjet janë nxjerr nga videoxhirimet zyrtare të KQZ-së. Edhe për këtë rast ankesa është depozituar mbrëmë në KQZ/KAS. Të merren menjëherë masa nga KQZ-ja dhe organet e drejtësisë! Zgjedhjet janë të pavlefshme, duhet vajtur në rivotim!", thuhet në reagimin e Vetëvendosje.

Ndërkohë për këtë cështje ka patur një reagim edhe nga Boiken Abazi, kandidati për deputet në Tiranë, i mbështetur nga VV.

"Sa video duhet ende të publikojë Lëvizja VETËVENDOSJE! për të kuptuar çfarë makinerie e deformimit të votës ka qenë në lëvizje në këto zgjedhje? Dy të reja i nxorrëm sot, nëse nuk mjaftojnë, nxjerrim edhe tjetër.

Por si shpjegohet që partitë "e mëdha" nuk po i nxjerrin këto video? Nga KQZ i kemi marrë ne pamjet filmike zyrtare. Të njëjtat pamje filmike i kanë edhe ata. Si shpjegohet që nuk po veprojnë organet e shtetit!? Kush ka më gojë të thotë se këto kanë qenë zgjedhje të lira e të ndershme!? Kanë vjedhur para, gjatë dhe pas fushatës si të babëzitur! Vjedhin zgjedhjet që pastaj të vjedhin një popull të tërë!", shkruan Abazi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI