Flash

Tom Cruise kthen çmimet e fituara në Golden Globes

Lapsi.al 11 May 2021
Tom Cruise kthen çmimet e fituara në Golden Globes

Tom Cruise ka kthyer çmimet e fituara në Golden Globes si pasojë e problemeve kontroversiale të ndodhura së fundmi me organizatën përgjegjëse për eventin, "Hollywood Foreign Press Association".

Ylli i filmave fitoi çmimin e aktorit më të mirë në rolin e tij tek "Jerry Maguire" në 1997, "Born on the Fourth of July" në 1990 dhe çmimin "aktori më i mirë në rol jo-protagonist" në filmin "Magnolia" në vitin 2000. Organizata jo-fitimprurëse, përgjegjëse edhe për Golden Globes akuzohet për mungesë diversiteti, mungesë të njerëzve me ngjyrë si pjesë e saj dhe për disa përfitime ekonomike që janë ende nën vëzhgim. Nga ana tjetër edhe platforma televizive NBC ka njoftuar se nuk do ta transmetojë eventin e famshëm që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive, në 2022-in.  "Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in."- u shprehën përfaqësues të NBC për CNN Business.

Më herët, ka qenë edhe Scarlett Johansson ajo e cila i ka kërkuar platformës të tërhiqej nga pjesmarrja në evente që sponsorizoheshin prej HFPA, pasi sipas saj kjo ishte një "organizatë e legjitimuar me pëlqimet e Harvey Weinstein."

Disa nga problemet e HFPA-së janë mbajtur sekret për vite me rradhë mes personave të brendshëm në Hollywood. Përveç NBC, Netflix, Amazon dhe WarnerMedia kanë bojkotuar gjithashtu organizatën HFPA.

Të këshilluara

Si ndryshojnë meshkujt kur bëhen baballarë

Shtatzënia dhe lindja sjellin shumë ndryshime fizike dhe psikologjike në trupin e një gruaje kur ajo bëhet nënë për herë të parë, por rezulton se edhe burrat mu...

16:28

Albumi i Bebe Rexhës në krye të listave

Në datën 7 maj, Bebe Rexha publikoi albumin më të ri muzikor. Ky është albumi i saj i dytë gjatë jetës profesionale, i cili mban titull “Better Mistakes”, që në...

13:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI