Flash

Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes

Lapsi.al 11 May 2021
Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden

Si pasojë e problemeve të fundit me “Hollywood Foreign Press Association”, aktori i famshëm, Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes.

Ky vendim erdhi mes polemikave rreth HFPA, organizata pas Globes, për mungesën e diversitetit, posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj.

“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për mediat e huaja.

Kujtojmë se Cruise fitoi çmimin si aktori më i mirë për interpretimet e tij në “Jerry Maguire” në 1997 dhe “Born on the Fourth of July” në 1990 dhe çmimin e aktorit më të mirë dytësor për “Magnolia” në 2000.

Përsa i përket jetës personale të Cruise, vitin që lamë pas u mësua se ai ka nisur një histori të re dashurie me kolegen e tij të “Mission Impossible 7”, Hayley Atëell. Pas xhirimeve të filmit duket se ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe kjo ka ndikuar që të nisë edhe një histori dashurie.

Thuhet se aktori 58-vjeçar dhe kolegia e tij 38-vjeçare janë të pandashëm që nga dita e parë që janë njohur bashkë. Tom nuk është përfolur për ndonjë romancë që nga divorci me ish-bashkëshorten e tij, Katie Holmes, në vitin 2018, ndërsa Hayley thuhet se është ndarë nga ish-partneri i saj në fillim të këtij viti.

Të këshilluara

Perrie Edwards konfirmon shtatëzaninë

Perrie Edwards, këngëtarja e njohur e grupit të famshëm “Little Mix”, është në pritje të ëmbël. Bukuroshja dhe futbollisti, Alex Oxlade Chamberlain, do të bëhen...

16:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI