Flash

Olivia Wilde kryqëzohet nga ndjekësit për komentet homofobike

Lapsi.al 11 May 2021
Olivia Wilde kryqëzohet nga ndjekësit për komentet homofobike

Olivia Wilde ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë për shkak të lidhjes së saj të re me Harry Styles. Fansat e aktores mbetën të shokuar kur mësuan se ajo kishte nisur një lidhej me këngëtarin e aktorin e njohur, vetëm pak pas ndarjes me Jason Sudeikis.

Por së fundmi Olivia është vendosur në qendër të vëmendjes jo për jetën e saj personale, por për shkak të disa komenteve që ka bërë në të shkuarën në disa intervista. Në një intervista të dhënë më herët, regjisorja ka dhënë një deklaratë që ka shqetësuar komunitetin LGBTI.

Në këtë intervistë ajo e ka krahasuar kalimin në karrierë nga aktore në regjisore si të dilte jashtë dollapit dhe si të krijonte një lidhje lezbike.

Komuniteti LGBTI i është kthyer pas në vite dhe i ka dalë kundër regjisores që ka bërë një krahasim të tillë të pavend sipas tyre.

“Nuk po e gjykon askush Olivia Wilde sepse është në lidhje me Harry-n, kështu që ndaloni këto komente para se të fillojnë. Ajo po gjykohet, sepse po zhvlerëson komunitetin LGBTI”, shkroi dikush në Twitter.

“Olivia Wilde jam më shumë se i neveritur. Këto fjalë lënduese kanë dalë nga goja jote. Si guxon ti të zhvlerësosh komunitetin LGBTI në këtë mënyrë. Të krahasosh ndryshimin në punë me diçka të tillë, si mund të jesh kaq e pandjeshme?”, ka komentuar një tjetër.

Ndërkohë pas gjithë këtyre komenteve kundër saj, nuk ka ende asnjë reagim nga regjisorja.

Të këshilluara

Perrie Edwards konfirmon shtatëzaninë

Perrie Edwards, këngëtarja e njohur e grupit të famshëm “Little Mix”, është në pritje të ëmbël. Bukuroshja dhe futbollisti, Alex Oxlade Chamberlain, do të bëhen...

16:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI