Flash

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca mund të jenë duke përjetuar një histori dashurie

Lapsi.al 11 May 2021
Graciano Tagani dhe Argjira Spanca mund të jenë duke përjetuar

Balerini i njohur, Graciano Tagani ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Why Not” se po jeton një histori dashurie dhe madje çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha koreografi i njohur, Graciano.

Edhe pse ai zgjodhi që të mos e bëjë publike emrin e vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se partnerja e Gracianos është moderatorja nga Kosova, Argjira Spanca, me të cilën balerini bashkëpunon prej disa muajsh në programin maratonë të së dielës në Top Channel, “E Diell”.

Ata ndajnë të njëjtin vend pune, e me siguri aty kanë lindur edhe shkëndijat e parë të fillimit të një historie dashurie.

Lajmi për lidhjen e tyre bëri dje xhiron e rrjetit, por si reagoi Argjira kur të gjithë nisën të flasin për lidhjen e saj me Gracianon.

Moderatorja duket se thjesht ka “pohuar” në heshtje fjalët, teksa ka ndarë në InstaStory një foto nga darka me Gracianon, Fjoralba Ponarin dhe Ervin Kurtin.

“Njerëzit e mi”- ka shkruar ajo krahas postimit që na la shumë për të kuptuar.

Të këshilluara

Albumi i Bebe Rexhës në krye të listave

Në datën 7 maj, Bebe Rexha publikoi albumin më të ri muzikor. Ky është albumi i saj i dytë gjatë jetës profesionale, i cili mban titull “Better Mistakes”, që në...

13:42

Perrie Edwards konfirmon shtatëzaninë

Perrie Edwards, këngëtarja e njohur e grupit të famshëm “Little Mix”, është në pritje të ëmbël. Bukuroshja dhe futbollisti, Alex Oxlade Chamberlain, do të bëhen...

16:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI