Flash

Bashkëshortja e Everest Çakës njoftoi policinë për atentatin: Na qëlluan me armë

Lapsi.al 11 May 2021
Bashkëshortja e Everest Çakës njoftoi policinë për

Fotoja e mësipërme është e çiftit Everest dhe Silvana Çaka, të cilët ranë pre e një atentati mbrëmjen e së martës në Elbasan. Si pasojë e këtij atentati ka mbetur i vdekur 41-vjeçari ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në dorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbej” të qytetit ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj. Mësohet se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për ngjarjen e rëndë. Viktima njihej edhe me emrin Ibrahim Çaka.

Vite më parë, Everest Çaka ka humbur vëllain e tij i cili u ekzekutua në Barcelonë me armë. Ai është djali i tezes së Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë. Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Indrit e Erjon Alibeajt.

Ky i fundit është i arrestuar si organizator i vrasjes së Renis Rugaj dhe Emiljano Ramadani. Ndërsa Indrit Alibeaj mbeti i vdekur në Dhjetor të 2018 në një atentat në rrethrrotullimin e Bardasheshit. Në këtë atentat mbeti i vdekur edhe xhaxhai i tij Arbër Dylgjeri dhe një shtetas turk. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI