Flash

Zinxhir vrasjesh/ Çfarë fshihet pas djegies së djeshme të makinës në Krujë

Lapsi.al 10 May 2021
Zinxhir vrasjesh/ Çfarë fshihet pas djegies së djeshme të

Makina që u dogj mbrëmjen e kaluar në Krujë i përket një personi, vëllai i të cilit është gjetur tre vite më parë i vrarë dhe i groposur në Nikël.

Bëhet fjalë për shtetasin Sahit Hysa, i cili ishte në banesën e motrës së tij kur persona ende të paidentifikuar u futën në oborrin e banesës ku ndodhej makina dhe i vunë flakën.

Lexo më tej: Digjet në orët e mbrëmjes një makinë në Krujë, policia shoqëron 6 persona 

Sahit Hysa është vëllai i Elion Hysës (përsoni në foto sipër) nga fshati Gjorm, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik 2018, teksa pas vrasjes së tij qëndron një tjetër vrasje e ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

Prej vitit 2015, Elion Hysa ishte në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për "vrasje me paramendim" të kryer në 2015 në Sarandë. Sipas burimeve zyrtare 34-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e një pronari lavazhi, Edmond Theodhorit, ngjarje kjo e ndodhur në 10 korrik të vitit 2015. Shkaku për këtë vrasje nuk është bërë me dije.

Për vrasjen në Sarandë është arrestuar edhe vëllai tjetër Keivi Hysa në Itali më 23 shkurt të vitit 2018. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 vitesh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg" si një nga autorët e vrasjes së pronarit të lavazhit në Sarandë.

Policia dyshon se djegia e makinës është e qëllimshme dhe për këtë arsye janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa mëngjesin e sotëm njoftoi edhe se janë shoqëruar gjashtë persona për ngjarjen. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI