Flash

PD i përgjigjet ftesës së Ramës për zgjedhjen e Presidentit: Largon vëmendjen me manipulime

Lapsi.al 10 May 2021
PD i përgjigjet ftesës së Ramës për zgjedhjen e

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama se dora e mazhorancës do të jetë e shtrirë për bashkëpunim dhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ne deklaratën e saj për mediat PD e akuzon kryeministrin si autori kryesor i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve.

Ndër të tjera në këtë deklaratë theksohet se detyra e opozitës ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend dhe se asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, thuhet në deklaratën e PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI