Flash

Mbi 400 kg kanabis drejt Italisë, bie në pranga 30-vjeçari nga Vlora

Lapsi.al 10 May 2021
Mbi 400 kg kanabis drejt Italisë, bie në pranga 30-vjeçari nga

Rreth 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 100 gramë hashash, janë kapur gjatë kontrollit në një mjet lundrues që kishte si destinacion Italinë. Për këtë ngjarje, është vënë në pranga 30-vjeçari nga Vlora, E. I. Operacioni është zhvilluar nga Ministria e Brendshme dhe Frontex.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I..Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash. Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme

Të këshilluara

Covid, rihapen të gjitha shkollat në Greqi

Shkollat fillore dhe çerdhet si dhe kolegjet në të gjithë Greqinë u rihapën sot, katër javë pas gjimnazeve, pas gjashtë muajve të mbyllura si pasojë e masave ku...

16:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI