Flash

Komisioneri i BE flet për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 10 May 2021
Komisioneri i BE flet për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se diskutimi në Këshillin e Punëve të Jashtme ka qenë i frytshëm.

Varhelyi shkruan se sot është konfirmuar perspektiva e Ballkanit Perëndimor për në BE është e padiskutueshme dhe se duhet nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu komisionieri në postimin e tij në mediat sociale, shton se duhet të vijojë dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin. Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan komisioneri për zgjerimin.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI