Flash

(EMRI) Kush është 40-vjeçari që u ekzekutua sot në Vlorë

Lapsi.al 10 May 2021
(EMRI) Kush është 40-vjeçari që u ekzekutua sot në

Konfirmohet identiteti i personit që mbeti i vrarë sot në Vlorë. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Bledar Birçaj, pronar i një lokali të njohur në Vlorë.

Birçaj po lëvizte me makinën tip “BMW” me targa AB 797 CS kur është qëlluar nga një automjet po në lëvizje.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se Gjykata e Lartë ka dhënë një vendim me paditës Birçaj, i cili kërkonte dëmshpërblim nga shteti për burg të padrejtë, zbuloi News 24.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, përsa i përket rrethanave të faktit, rezulton se paditësi Bledar Birçaj është arrestuar pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 78-22-25; 278/2 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.23 datë 27.01.2011, ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e shtetasit Bledar Birçaj, të kryer më datë 24.01.2011 dhe ndaj tij është vendosur si masë sigurimi personal ajo e “arrestit në burg” me afat 45 ditë.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.90 datë 09.03.2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Më vonë, mbi kërkesën e paditësit Bledar Birçaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.220 datë 26.04.2011, ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

Në përfundim, me vendimin datë 25.07.2011 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është vendosur pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj në lidhje me procedimin penal nr.107 të viti 2011.

Ndërkohë që Kolegji Administrativ i GJL vendosi prishjen e vendimit nr. 348 datë 05.03.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI