Flash

Deklarata e Ramës për konsultimin për Presidentin e ri, vjen reagimi nga Partia Demokratike

Lapsi.al 10 May 2021
Deklarata e Ramës për konsultimin për Presidentin e ri, vjen

Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se PS do të konsultohet me PD-në për emrin e Presidentit të ri të vendit, pas shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Rama: Meta do të shkarkohet dhe nuk ka më bashkëpunim me të, do konsultohemi me PD për presidentin e ri 

Deklaratë e Partisë Demokratike: 

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.

Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI