Flash

Arrestohen gjashtë persona, policia zbulon akuzat

Lapsi.al 10 May 2021
Arrestohen gjashtë persona, policia zbulon akuzat

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ata akuzohen për drejtim makine nën efekt lëndësh narkotike, posedim kanabisi, dhunë ndaj bashkëshortes, mbajtja e armëve të ftohta, dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

"K. A., 27 vjeç, pasi është konstatuar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

M. J., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

I. L., 21 vjeç dhe H. S., 20 vjeç ,pasi Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë të ftohta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. S., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l." - thuhet mes të tjerash në njoftimin e prokurorisë.

Të këshilluara

Covid, rihapen të gjitha shkollat në Greqi

Shkollat fillore dhe çerdhet si dhe kolegjet në të gjithë Greqinë u rihapën sot, katër javë pas gjimnazeve, pas gjashtë muajve të mbyllura si pasojë e masave ku...

16:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI