Flash

LSI: Të numërohen votat në Durrës, ka manipulime të shumta

Lapsi.al 9 May 2021
LSI: Të numërohen votat në Durrës, ka manipulime të

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në KAS rezultatin për qarkun e Durrësit, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave në të gjitha ZAZ-të.

Në shkresën ankimore të paraqitur nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi janë parashtruar të gjitha shkeljet e pretenduara në Durrës, ndërsa më herët e njëjta gjë u bë me qarkun e Beratit.

Në dokument theksohet se janë gjetur fletë votimi pa vula, ka pasur tentativa për votim të dyfishtë, dhe ka pasur mungesë të filmimit me kamera në një qendër votimit.

“1. Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.

2. Në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës, fakt i konstatuar nga printimet e PEI.

3. Është konstatuar mungesë e filmimit me kamera në Qendrën e Votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë me Vendimin e Komisionit Rregullator nr.11 datë 25.03.2021 dhe Vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për përdorimin e kameras në Qendrën e Votimit" - thuhet në kërkesën ankimore të LSI-së.

LSI kërkon ndryshim të Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Nr. 340 datë 4.05.2021 për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Durrës, si dhe rinumërim dhe rivlerësim të votave për të gjitha ZAZ-të.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI