Flash

FOTO/ Grabiti 3 kazino me pistoletë lodër në Greqi, prangoset në Sarandë

Lapsi.al 9 May 2021
FOTO/ Grabiti 3 kazino me pistoletë lodër në Greqi, prangoset

Personi në foto është Jorgo (Leonard) Kumaraku, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Sarandës pas tentativës për vjedhje me dhunë të një punonjëse agjencie sigurimesh, pranë një bankomati.

Kumaraku ka tentuar që t’i marrë paratë një 34-vjeçareje, ndërsa kjo e fundit po tërhiqte të hollat në bankomat.

Panorama raporton se 44-vjeçari me banim në fshatin Livadhja të Sarandës është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka precedentë të shumëfishtë penalë.

Konkretisht, në vitin 2007 ka grabitur dhe ka kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën u dënua me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 iu gjet një celular në qeli, për të cilin dha një deklaratë të rreme ku pretendonte se e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit në Sarandë. Efektivi u arrestua, por më pas u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, që u dënua me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 përmes një pistolete lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” në Sarandë. Një ditë pas ngjarjes së Sarandës, ai dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër.

Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe është dënuar për “trafik narkotikësh” në Greqi. /Panorama

Ka grabitur tri kazino me pistoletë lodër dhe është dënuar në Greqi/ Kush  është 44-vjeçari që ra sot në pranga, tentoi të vjedhë një grua në bankomat

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI