Flash

E rëndë në Kosovë/ 33-vjeçarja vritet me armë nga motra e saj

Lapsi.al 9 May 2021
E rëndë në Kosovë/ 33-vjeçarja vritet me armë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, ku një grua e moshës 33-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar me armë nga motra e saj. Dyshohet se autorja e krimit vuan nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.​

Më herët në deklaratën e Policisë u bë me dije: “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së diel. Edhe mbrëmja dhe nata ruajnë të njëjtën tablo të motit të kt...

11:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI