Flash

Berisha nxjerr SMS-në e mësuesit: Na kanë ulur rrogën 12 mijë lekë pas zgjedhjeve

Lapsi.al 9 May 2021
Berisha nxjerr SMS-në e mësuesit: Na kanë ulur rrogën 12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një mësuesi në Rrogiozhinë, i cili thotë se pas zgjedhjeve u është ulur rroga me 12 mijë lekë. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar, denoncimin, ku mësuesi ka deklaruar se përveç 12 mijë lekëshit që u është hequr po diskutohet tu hiqet edhe transporti si dhe vështirësia e punës. Ai ka shkruar se nga rritja prej 50 mijë lekësh që iu bë në muajin janar po i hiqet komplet.

Postimi i plotë:

"Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek. Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

"Pershendetje !!! Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga. Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna. Ju faleminderit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI