Flash

Libri i Meghan Markle akuzohet se është i kopjuar

Lapsi.al 8 May 2021
Libri i Meghan Markle akuzohet se është i kopjuar

Meghan Markle nuk është më vetëm një aktore, humanitare dhe sipërmarrëse. Tanimë, dukesha është edhe një autore e librave për fëmijë! Ajo sapo ka botuar librin e saj të parë të ilustruar për fëmijë, të quajtur “The Bench” (Stoli), një histori e bukur për një nënë që shikonte lidhjen midis djalit të saj dhe babait të tij. Libri është frymëzuar nga lidhja e Princit Harry dhe Archie-t.

Por interneti ndonjëherë ka reagime shumë ndryshe nga ato që mund të priten. Njerëzit online e kanë akuzuar Meghan-in për kopjimin e konceptit të librit të saj nga “The Boy on the Bench” (Djali në stol), nga Corrinne Averiss.

Megjithatë, duket se këta dy libra nuk kanë asgjë të ngjashme dhe e vetmja gjë që kanë të përbashkët është ekzistenca e një stoli.

Komentet e vrazhda dolën nga kontrolli, aq sa Averiss u detyrua t’i drejtohej Twitter-it për t’i qartësuar të gjithë se ajo nuk mendon se Dukesha e Sussex kopjoi konceptin e librit të saj.

Të këshilluara

Publikohet lista e të dashurve të Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka një listë të gjatë me personazhet me të cilët është përfolur se është në një lidhje. “The Sun” ka sjellë së...

09:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI