Flash

India nuk gjen qetësi nga Covid, mbi 4 200 jetë të humbura gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 8 May 2021
India nuk gjen qetësi nga Covid, mbi 4 200 jetë të humbura

Një analizë e sekuencës gjenetike e varianteve të koronavirusit që dominojnë aktualisht në Indi tregon se varianti britanik dhe varianti vendas me dopio mutacione, i njohur si Maharashtra, janë shkaktarë të shtimeve akute të infektimeve në qytetin teknologjik Bengalore. Këtë njoftim e bëri një nga 10 laboratoret studimore në Indi që po analizon shkaqet e valës akute të përhapjes së koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë në Indi njoftoi të shtunën mbi 401,000 raste të reja infektimesh dhe afro 4200 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Ekspertë të shëndetit publik besojnë se shifrat reale të përhapjes janë edhe më të larta dhe se piku i infektimeve mund të shënohet në fund të muajit.

Megjithëse shtetet veriore dhe perëndimore të Indisë janë goditur më rëndë aktualisht, duket se jugu i vendit po shkon me shpejtësi drejt një situate kritike.

Bengalore, ku kanë qendrat e tyre të operimeve rajonale kompanitë Google, Amazon dhe Cisco, ka regjistruar përhapje në komunitet të varianteve të reja që në fund të marsit, por situata u bë akute rreth dy javë më parë, tregon studimi.

“Varianti i ri është shumë më ngjitës, prandaj në këtë valë të re po infektohen pesë herë më shumë njerëz se në valën e mëparshme,” tha të premten një ekspert mjekësor.

Infektimet po përhapen tani nga qytetet me popullatë të dendur në zonat rurale ku jeton afro 70% e popullsisë prej 1.3 miliardë banorësh.

India, një ndër vendet e fuqishme prodhuese të vaksinave, nuk ka arritur të imunizojë popullatën me ritme të shpejta kundër COVID-it. Mungesa e vaksinave, shpjegojnë ekspertët, është një ndër arsyet për përhapjen e shpejtë të infektimeve dhe shfaqjen e mutacioneve të reja.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të premten Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera prodhuese të vaksinës kundër COVID-19 të eksportojnë sasitë e tepërta të vaksinës, ashtu siç bën BE-ja, në vend të fjalëve për të pezulluar patentat e vaksinave.

Presidentja e Komisionit Evropisn Ursula von der Leyen tha në një konferencë për shtyp se diskutimet për pezullimin e patentave nuk ofrojnë as edhe një dozë të vetme në të ardhmen e afërt.

“Duhet t’i hapim diskutimet mbi këtë temë. Por në këto diskutime duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të prodhojmë vaksina për të gjithë botën,” tha ajo.

“Bashkimi Evropian është i vetmi rajon demokratik i botës që po eksporton në shkallë të gjerë,” tha ajo.

Zonja von der Leyen tha se rreth 50% e vaksinave që prodhohen në Evropë eksportohen në rreth 90 vende, përfshirë për programin COVAX që u ofron vaksina vendeve me të ardhura të ulëta.

Udhëheqësja evropiane tha se BE-ja ishte në vazhdën e ndarjes së vaksinave, duke përmendur 615,000 doza që i ka dërguar Ballkanit Perëndimor./ VOA

Të këshilluara

Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit. Një pushues mësohet se ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara. Sikundër mësoh...

18:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI