Flash

Telashe për Chris Brown pas festës së ditëlindjes me 500 të ftuar

Lapsi.al 7 May 2021
Telashe për Chris Brown pas festës së ditëlindjes me 500

Chris Brown festoi 32-vjetorin e lindjes ditën e djeshme dhe për këtë rast të veçantë ai organizoi një super festë. Jo me një, as me dy e as me 10, por me plot 500 njerëz, Chris organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e tij.

Këngëtari i hitit “Run It” mblodhi të gjithë njerëzit e tij të afërt brenda shtëpisë në San Fernando Vallley në Los Angeles. Mirëpo festa nuk ka shkuar siç duhet dhe këngëtari është përfshirë në telashe me policinë. Sipas “TMZ” policia e Los Angeles kishte marrë shumë raportime nga fqinjët e Chris për muzikë të lartë dhe makina të parkuara keq në zonë.

Policia u shfaq në orën 2 të mëngjesit në shtëpinë e Brown dhe komunikoi me stafin e sigurisë së këngëtarit. Pas ndërhyrjes së policisë, muzika u mbyll dhe festa përfundoi. Policia raportoi se rreth 400-500 njerëz morën pjesë në festë. Pas eventit të madh të gjithë u larguan nga festa me makina luksoze.

Kujtojmë se Chris është përfshirë disa herë në probleme me policinë dhe drejtësinë. Një nga ngjarjet më të bujshme, që mbahet mend nga të gjithë është ajo e vitit 2009. Në mbrëmjen e Grammy Awards ai dhunoi fizikisht artisten e famshme, Rihanna, që asokohe ishte e dashura e tij. Për shkak të dhuëns këngëtares i mbetën shenja të shumta në fytyrë dhe Chris u dënua me gjashtë muaj shërbim në komunitet dhe u urdhërua të qëndronte të paktëm 50 metër larg saj.

Të këshilluara

Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur t'i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre.   Sipas 'Entertainment Tonight', ata janë parë të afërt me...

16:39

Harvey Weinstein padit ish avokatin e tij

Harvey Weinstein ka ngrejtur së fundmi një padi kundër Jose Baez, një nga disa avokatët që e përfaqësoi atë për pak kohë pas akuzave për përdhunim  nga disa gra...

14:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI