Flash

Skandali me patronazhistët e PS-së, reagon misioni i SHBA në OSBE: SPAK të hetojë krimet zgjedhore!

Lapsi.al 7 May 2021
Skandali me patronazhistët e PS-së, reagon misioni i SHBA në

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në Shqipëri më 25 prill, përmes një deklarate, kanë treguar aspektet pozitive dhe negative të gjithë procesit. Ata theksojnë se përfshirja e të gjitha partive politike në zgjedhje, e teknologjisë që bënte të mundur identifikimin elektronik të qytetarëve ishin aspektet pozitive.

Ndërsa në aspektet negative të procesit të zgjedhjeve dhe numërimit, u renditën, fenomeni i shit-blerjes së votës, përfshirja e administratës nga qeveria në pushtet, publikimi i të dhënave të qytetarëve dhe preferencat e tyre partiake, skandal ky i raportuar ekskluzivisht nga Lapsi.al

"Ne gjithashtu varejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave që mbetet ende një problem dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve. SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale", thuhet në deklaratë.

Për rastet e lartpërmendura, Misioni i SHBA-ve në OSBE, kërkon nga SPAK hetimin e të gjitha rasteve që lidhen me manipulimin e votës, e cënojnë votën e lirë të qytetarëve

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI